Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Marie Shllaku”, në Gjilan, një punëtor ndërtimi derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor, në ndërtim e sipër, në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe pëson lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit e Përgjithshëm në Gjilan, e më pas edhe në QKUK, dhe mbetet në tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.