Autoritetet policore kanë bërë me dije se një qytetar ka humbur jetën, pasi derisa ishte duke prerë drunj në mal, në një moment një lis e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore të cilat kanë rezultuar të jenë fatale.
Raporti i plotë i policisë:
Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022 rreth orës 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i Kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaçanikut ishte duke prerë drunj , në një moment një lis e ka zënë duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Nga lëndimet e marra rreth orës 18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin.
Me urdhër të prokurorit të shtetit kufoma do të dërgohet në IML.
Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale. /2LONLINE/