Nuk po arrij të gjejë forcë të të them lamtumirë Bacë, edhe pse nuk po kam zgjidhje tjetër, sepse përcaktimit të Krijuesit, jemi të pafuqishëm t’i themi stop.
Baca Adem, për shumicën e shqiptarëve, ikja jote nga kjo botë është e hershme dhe shumë e dhimbshme, ndërsa ka edhe nga ato për të cilët jeta juaj ishte pengesë dhe prishje planesh, dhe vdekja jote e vonuar disa dekada. Bacë, ishe ti ai që nuk ndryshove kurrë, dhe ishte vendosshmëria jote ajo që motivoj shumë breza.
Çka e mendoje, e thoje pa hezituar dhe pa u merakos nëse dikush i hidhërohej të vërtetës. Mbi shpatullat tua rëndonin dy barra të mëdha, nga jashtë dhe nga brenda. Më e madhe ishte kjo nga brenda, sepse ishte e papritur prandaj ishte e madhe.
Baca Adem, nuk arrijë ta kuptoj pse kam përshtypjen se me ikjen tuaj nga kjo botë, iku edhe krenaria e të qenit shqiptar. Ishte ndryshe sa ishe këtu, në mesin tonë. Sa herë të shihnim, sa herë flisje, na kujtohej historia shekullore, vuajtët e përpjekjet, rruga dhe flijimet e shqiptarëve për liri.
E urrej të jetoj në mesin e atyre që refuzojnë vetveten, njollosin vlerat dhe fyejnë figurat kombëtare, siç ishit ju. Më vjen turp ti quaj bashkëkombës! Secili nga ne, që iu dha shansi të jetë pjesë e proceseve nëpër të cilat kaloi vendi ynë, ka vlera dhe ne e respektojmë.
Nuk guxojmë të tërheqim paralele dhe ti vëmë në baraspeshë të tjerët me Bacën Adem. Jo nga inati, nga mendimet ndryshe, por shkurt dhe shqip, s’ka kandar që e heqë peshën e Adem Demaçit.
Ai ishte i vetëm në këtë rrugë, me shumë pengesa, me shumë fyerje dhe i pa thyeshëm. Duhet të jemi shumë të pastër kur marrim ta lexojmë biografinë e Bacës Adem.
Nuk guxojmë as t’i thurim vargje lavdie nëse nuk ishim në rrugën e tij, nëse nuk mendojmë e veprojmë shqip. Nuk guxojmë të përmendim emrin e tij nëse vetveten e nxjerrim para të përgjithshmes.
Për bacën Adem mund të flasin veç ata që ishin si ata, e për fatin tonë të keq, ai ishte i vetmi ekzemplar. Edhe pse e urrej ta them, pro nuk po kam zgjidhje tjetër: LAMTUMIRË Baca Adem!