(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit kanë bërë me dije se brenda 24 orëshit të fundit në statistikat policore është regjistruar, ndër tjerash, edhe një rast që, policia e ka karakterizuar, si “vrasje në tentativë”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën Pajazit Ahmeti, në Gjilan, ku është arrestuar i dyshuari, mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti, për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht, duke therë me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar,
Me këtë rast raportohet se viktimës iu janë shkaktuar lëndime trupore për çka është dërguar ne QKUK Prishtinë për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/