Polciia e Kosovës, ka bërë me dije se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 220 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, thuhet në raportin e policisë.
Përndryshe, policia ka bërë me dije edhe për nj ërast tjetër ku, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin me 182 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). /2LONLINE/