DYLON

Kreu i Vitisë takon nxënësit vitias që do ta përfaqësojnë këtë komunë në garat e nivelit republikan në pingpong

Kreu i Vitisë takon nxënësit vitias që do ta përfaqësojnë këtë komunë në garat e nivelit republikan në pingpong
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti priti në takim nxënësit vitias, që do ta përfaqësojnë Vitinë dhe regjionin e Gjilanit në garat e nivelit republikan në disiplinën e Pingpongut.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, të udhëhequr nga profesori i tyre Milot Haziri.

EkoHigjiena

Me këtë rast Profesori Haziri, bëri me dije se nxënësit Vitias, do të përfaqësojnë Vitinë në garat e nivelit republikan në Pingpong, që do të mbahen në Ferizaj.

Profesori Haziri falënderoi kryetarin e komunës për mbështetje dhe përkrahjen si dhe të gjithë pedagogët e sportit shkollor në veçanti, nxënësit për përfaqësimin e denjët që i është bërë shkollës, komunës por tani edhe regjionit.

Kryetari Haliti i ka përgëzuar atë dhe nxënësit vitias për sukseset e arritura, duke potencuar se Vitia, gjithmonë është krenuar me sukseset e sportdashësve por edhe të talenteve të rijnë në disiplinat e ndryshme sportive.

Ai iu uroi atyre që të arrijnë në majat e suksesit dhe u zotua se Vitia do të vazhdoj të përkrah sportistët dhe talentet e saj.

Përndryshe, profesori Milot Haziri, ka falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për mbështetjen e vazhdueshme duke potencuar se kjo është një shtytje e fortë që ata të vazhdojnë me plotë përkushtim dhe vullnet.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.