Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast ku në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën, femër K/Shqiptare.
Po ashtu, sipas policisë, i dyshuari kishte vazhduar, përmes rrjetit social Instagram , ta kanos seriozisht viktimën.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.