(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur për një rast të cilësuar nga ta si “dhunë familjare”, që ka ndodhur në Smirë të Vitisë. Sipas policisë, Viktima F.K.SH. ka raportuar se i dyshuari – bashkëshorti i saj. pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me këmbë në pjese të ndryshme të trupit.
Viktima ka deklaruar se nga bashkëshorti i saj ka presion dhe dhune psikike ne mënyrë të vazhdueshme. Me urdhër te Prokurorit i dyshuari është ndalur në paraburgim dhe rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2L ONLINE/
fotoilustrim