(2L ONLINE) – Një Aksident komunikacioni që kishte ndodhur në aksin rrugor Karaqevë e Epërme-Muhovc, të Kamenicës, ka rezultuar të jetë me fatalitetet. Policia ka bërë me dije se një veturë ka goditur dy këmbësor, me këtë rast këmbësorja F. Kastrati edhe përkundër ndihmës së ofruar nuk ka mundë t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa lëndiem ka pësuar edhe bashkëshorti i saj, por i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur atëherë kur drejtuesi (i dyshuari) i automjetit Opel Zafira, pa targa të regjistrimit, banues po në këtë fshat, gjatë lëvizjes në aksin rrugor Muhovc-Karaqevë e Epërme, si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës (errësirë dhe kthesë e thellë), i përplasë këmbësorët e lartcekur, ku këmbësorja F. Kastrati edhe për kundër ndihmës së ofruar nuk ka mundë tu mbijetoj plagëve të marra në aksident dhe në Spitalin Rajonal të Gjilanit është sjell pa shenja jete.
Bashkëshorti i saj pëson lëndime, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë sipas raportit të mjekut.
“I dyshimti fillimishtë largohet nga vendi i ngjarjes, por pas një pune intensive nga policia Kosovës e stacionit të Kamenicës, është identifikuar automjeti dhe personi i dyshuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, i cili ka prezantuar ne vendin e ngjarjes ndalet për 48 orë”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/