Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast që po e trajtojnë si rast të: “mashtrimit dhe shpërdorimit të pasurisë së huaj”.
Sipas policisë, në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, ankuesi, ka raportuar se i dyshuari pa pëlqimin e pronarit të një motoçiklete, e ka shitur atë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, është dërguar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/.