Gjilan – (2LONLINE) – Një taksist i ka thënë policisë se është sulmuar nga dy të dyshuar, për më tepër ata nga taksia e tij, janë përpjekur forcërisht ta marrin një pasagjere. Policia ka arrit që me urgjencë të dal në vendngjarje e t’i ndal të gjithë të involvuarit në ktë rast.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë qytetari A. A., nga Gjilani, i ka thënë policisë se gjatë kohës derisa si taksist po drejtonte veturën e tij nga Bresalci në drejtim të Gjilanit, e ku bashkë me të në veturë ishin edhe dy pasagjere L. A. shtetase e Kosovës dhe T. V. shtetase e Shqipërisë me qëndrim ne Gjilan, në hyrje të Gjilanit janë ndaluar nga ana e të dyshuarve R. S. me banim në Gjilan dhe H. S. me banim në fshatin Livoqi i Epërm.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se pas një fjalosje të dyshuarit e sulmojnë viktimën me grushta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në fytyrë dhe kokë dhe tentojnë me forcë ta marrin njërën nga pasagjeret.
“Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të gjithë personat e involvuar në rast t’i ndalin dhe të sillen në Stacionin policor”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, viktimës A. A. i epet edhe ndihma mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan.
“Te dyshuarit janë marre në pyetje ne prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit ndalen ne Qendrën e ndalimit për 48 or’:, ka thënë Hashani.
Ai tha se rasti është duke u hetuar. /2lonline/