/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka poseduar informata të besueshme se në rrugën e “Prishtinës” në Gjilan saktësisht në një lokal dyshohet se pronari posedon substancë narkotike të llojit Heroinë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se me të shkuar në lokal është takuar pronari dhe i njëjti vullnetarisht u ka treguar policëve se e posedon një qese me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Heroinë, e cila është konfiskuar nga ana e policisë.
Sasia e dyshuar në baze të testit fushor ka rezultuar se është narkotik i llojit heroinë me peshë prej 1.3 gram .
I dyshuari është intervistuar në Stacionin Policor në prezencën e Avokatit mbrojtës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedur të rregullt në Gjykatë. /2L ONLINE/
/fotoilsutirm/