Dy klubet nga Anamorava, Dardana dhe Drita do të zhvillojnë miqësoren këtë të hënë më 15 korrik me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Agush Isufi” në Kamenicë.
Në kampionatin e ri, Dardana do të zhvillojë garat në Ligën e Parë, ndërsa Drita është pjesë ë Superligës së Kosovës dhe në histori të klubit dy herë është stolisur me titullin kampion i Kosovës.
Drita ka bërë përforcime të shumta edhe këtë vit dhe ka objektiva, ndërsa njihet edhe ndër ekipet që gëzon respekt dhe ka tifozë të zjarrtë.
Këto mund të kenë qenë arsyje të forta, që organizatorët e miqësores, Dardana – Drita të mendojnë për bileta. Klubi i Dardanës ka paraparë cmimin prej 2 eurove si të mjaftueshem për një biletë për ta parë këtë takim.
Miqësore me pagesë nuk mbahet mend të ketë patur ndonjëherë në futbollin e Kosovës nga skuadrat vendore, teksa Dardana dhe Drita do të futen në histori për një gjë të tillë.