/2L ONLINE/ – Kryetarja e Forumit të Gruas(FG) së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku – Rexhepi, që njëherësh është edhe kryesuese e Kuvendit Komunal, bashkë me bashkëpunëtoret e saja, po vazhdon tutje me takimet e saja nëpër nëndegë dhe kësaj herë adresa e saj ishte nëndega e V-të.
Takimin në këtë nëndegë e hapi kryetarja e nëndegës Afërdita Balaj, që bashkë me nënkryetaret e FG Nezahate Agushi dhe Hafize Halili, anëtaren e kryesisë Zyrije Shala, e me praninë masive të aktivisteve të tjera folën për angazhimet e deritanishme të FG-së, por edhe të institucioneve në Gjilan që qeveriset nga LDK me partnerë.
Kryesuesja e Kuvendit komunal Valentina Bunjaku – Rexhepi bashkëbisedoi hapur me të gjitha gratë për të gjitha interesimet e tyre, për nevojat dhe kërkesat që i kanë ato. Po ashtu ajo i ka njoftuar gratë e kësaj nëndege për angazhimet e deritanishme politike, për ato në qeverisjen me komunë si dhe për angazhimet e saja si kryesuese e Kuvendit Komunal.
Anëtaret e FG i LDK-së në këtë nëndegë u shprehen të kënaqura me angazhimin e të parës së Forumit të Grave të LDK-së njëherësh kryesuese e Kuvendit dhe vlerësuan veçanërisht përkrahjen qe po i jepet gruas gjilanase nga kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kryetarja e Forumit të Gruas(FG) së LDK-së në Gjilan, njëherësh kryesuese e Kuvendit Komunal mori mbështetje të madhe për rritjen e performancës se gruas gjilanase. /2L ONLINE/