Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe. Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”.
Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.
Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën.
Si ta përgatisni çajin e rozmarinës
Përbërësit:
1 filxhan me qumësht
Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë
Një lugë çaji me mjaltë
Ndajeni degën e rozmarinës dhe copëzat hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.
Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.
Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë.
Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.
Rozmarina është një bimë që mund të rritet lehtë në shtëpitë tuaja sepse ka nevojë për pak përkujdesje.
Si ta rrisni rozmarinën në shtëpi
Kur të vijë pranvera merrni një degë rozmarine dhe vendosni në një vazo të vogël.
2/3 e vazos duhen mbushur me rërë të trashë dhe një e treta me plehun organik.
Vendoseni vazon në një vend me dritë, por jo nën ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.
Ujiteni rregullisht dhe mbajeni atë në një vend të ngrohtë deri sa dega të zënë rrënjë.
Ky proçes zakonisht zgjat për tre javë.
Sapo fidanët të kenë zënë rrënjë, atëherë ju mund t’i zhvendosni në vazo më të mëdha ose në kopsht.
Rozmarina kërkon një ujitje mesatare dhe i pëlqen uji i shiut.