Gjilan – (2LONLINE) – E ndjekë nëpër rrugë me sopatë. Arrin të ik dhe për këtë njofton policinë.
Kështu kanë raportuar për një rast autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit, sipas të cilëve një qytetar ka lajmëruar tek ta, se derisa ka qenë duke ndejtur në një kafiteri, në qendër të Gjilanit, ka parë se një qytetar tjetër, me një sopat në dorë, ka shkuar në drejtim të tij, duke e fyer dhe kërcënuar.
Ai i ka thënë policisë se ka arritur të ik, ndërsa i dyshuari e ka ndjekur mbrapa nëpër rrugë me sopatë në dorë por nuk ka mundur ta godas.
smet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se motivet e këtij rasti besohet të jenë mosmarrëveshjet në mes tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.
Rasti ka kaluar në prokurori. /2lonline/