(2L ONLINE) – Rryma elektrike e ka goditur për vdekje një femër në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit, njoftojnë autoritetet policore.
“Raportohet se viktima femër K/Shqiptar aksidentalisht është goditur nga rryma elektrike me ç’ rast i janë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/