Policia po e heton një mashtrim pasi më 26 maj 2019, rreth orës 16:25, ankuesi nga fshati Berivojcë, komuna Kamenicë, ka raportuar në Policinë e Kosovës se në dhjetor – 2018 me të dyshuarin me banim në Kamenicë, kishte bërë një marrëveshje rreth rregullimit të një vize pune, jashtë vendit.
“Fillimisht kishte pagur një shumë prej 150€ për rregullimin e dokumenteve e pastaj pjesën tjetër të pagesës kur të merr vizën e punës. Sipas ankuesit i dyshuari ka marr këtë shumë parash dhe nuk është përgjigjur pastaj. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thenë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.