Policia e Kosovës ka bërë me dije se ankuesi nga fshati Karaqevë e Epërme, Komuna e Kamenicës, ka raportuar në policinë e Kosovës se i dyshimti, fqinj i tij, i ka lëshuar kafshët në pronën e tij, të cilën ankuesi e kishte të mbjellë me misër dhe pemë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me këtë rast i dyshimti dyshohet që pos dëmeve të shkaktuara në pronën e ankuesit, pas një fjalosje verbale ta ketë kërcënuar viktimën me një mjet pune “Drapër”.
“Janë intervistuar nga policia, si i dyshimti ashtu edhe viktima. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të lëshohet Vendimi mbi ndalimin e të dyshimtit për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani, për të shtuar se rasti është cilësuar “Kanosje” dhe është dërguar në Prokurorinë Themelore.