“Sot, lojtari ynë i deritanishëm Arbnor Muja ka hedhur të zezën mbi të bardhë për tu zyrtarizuar si lojtari më i ri i ekipit të famshëm belg Royal Antwerp FC”, thuhet në njoftimin e FC Drita.
Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ishin edhe zyrtarët e klubit Drita si presidenti z. Valon Murseli dhe manaxheri i klubit z. Jetmir Salihu gjithashtu edhe prindi i Arbnorit z. Naser Muja.
Muja nënshkroi kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me ekipin belg.
“Klubi jonë FC DRITA është shumë krenarë për marrëveshjen e arritur në mes të dy klubeve dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, gjithashtu Arbnorit i dëshirojmë fat dhe shëndet në karrierën e ndritur që do ta ketë para vetës. Arbnor Muja – “Krenaria e Superligës””, thuhet në fund të njoftimit të skuadrës gjialanse. /2LONLINE/