Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm duke shënuar 17 gola dhe ka asistuar në tetë raste për Rizesporin.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të kërkojnë shërbimet e 25-vjeçarit duke përfshirë Galatasarayn, Fenerbahçen e Toulousen.
Megjithëse në fillim kërkuan dhjetë milionë euro, tashmë skuadra ka ulur kërkesat dhe është e gatshme ta shes sulmuesin për gjashtë milionë euro.
Mediat turke raportojnë se këtë shumë është e gatshme ta paguajë skuadra e Galatasaray.
Ndryshe, Muriqi është i interesuar që të luan në një skuadër që paraqitet në Ligën e Kampionëve, të cilën gjë ia mundëson Galata.