Vetëvendosje shtron pyetjen: Sa ditë ka java sipas Kryetarit Haziri?!

Vetëvendosje shtron pyetjen: Sa ditë ka java sipas Kryetarit Haziri?!

“Kanë kaluar 5 javë që kur Kryetari i komunës z. Lutfi Haziri, në mbledhjen e Bordit të drejtorëve të tij, në transmetim të drejtpërdrejtë pat premtuar se: “nuk do të ketë tolerancë për kategorinë e uzurpatorëve, të cilët për 20 vite kanë shfrytëzuar pronën publike”. Këto ishin fjalët e Kryetarit dhe premtimi i tij ishte se do të publikoheshin një javë më vonë. Pra , më 6 maj, 2019 (e hënë), ishte bërë premtimi”, thuhet në një komunikatë që ka lëshuar Zyra për media dhe komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.

Në ktë komunikatë thuhet edhe se: “Për uzurpimet e pronës shoqërore, ne si subjekt politik- si Lëvizje Vetëvendosje në Gjilan, jo vetëm gjatë këtij mandati, por edhe mandatin e kaluar qeverisës të zotit Lutfi Haziri, kemi kërkuar që të bëhet publike lista e uzurpatorëve të pronës publike, si dhe të ndiqen procedurat ligjore, lidhur me to. Pra, kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme, por përgjigje konkrete për emrat dhe pronat e uzurpuara nuk janë dhënë”.

“Le të përkujtojmë se në kohën kur PDK ishte në pushtet, njëherë ishte publikuar një listë e uzurpatorëve prej 80 emrash. Kjo listë ishte publikuar më 25 mars të vitit 2009 dhe kjo ishte bërë me kërkesë të atëhershme të Kryetarit të komunës, drejtuar sektorit për shërbime të pronës.

Sipas drejtorit të Gjeodezisë, Kadastrit, Pronë e Banimit, z. Gani Neziri, atë botë, kjo listë i ishte dorëzuar prokurorisë, e cila sipas tij, kishte kryer punën e saj, por puna kishte ngecur te gjykata. Madje gjithnjë sipas drejtorit të atëhershëm, kjo listë mund të mos ishte përfundimtare dhe se: “nuk përjashtohen edhe uzurpime tjera, por për shkak të mungesës së kuadrit për t’i hulumtuar të gjitha uzurpimet, deri më tash identifikuar vetëm këto raste”, kishte thënë ai atëherë”, thuhet tutje në komunikatë.

“Pra edhe më tutje edhe pas 10 vjetësh nuk dihet çka ka ndodhur me këto prona të uzurpuara dhe as çfarë është ndërmarrë për këtë çështje nga institucionet komunale e gjyqësore.

Nga mandati i parë i qeverisjes së LDK-ës dhe tash gjysma mandatit të dytë, përpos që e kanë mbajtur të fshehur këtë listë, kanë pranuar, si Kryetari Haziri, po ashtu edhe drejtori i Kadastrit, se kanë identifikuar gjithsejtë 56 uzurpime, të njohur vetëm për Drejtorinë e Kadastrit dhe Kryetarin e komunës, por jo edhe për publikun dhe as anëtarët e Kuvendit. Gjithashtu nuk dihet nëse këta uzurpues të pronës publike janë të njëjtë me ato të listës së publikuar më herët nga PDK-ja, apo janë raste të reja, por që duket se janë 24 uzurpime me pak se atëherë, sipas kësaj shifre të përmendur”.

“Nga këto që u theksuan më lartë, del se transparenca në vend se të rritet me kalimin e kohës, ajo ka rënë, në vend se të hulumtohen rastet e tjera të uzurpimit, ato rënë në numër. Në vend se ndërmerret diçka, edhe më tutje heshtet.

Edhe ky numër i vogël i hulumtuar (për ne si LVV kjo shifër e pronave të uzurpuar edhe më tutje është simbolike ),nuk po publikohet”, thuhet në komunikatën e Vetëvnedosjes.

Komunikata vazhdon: “Prandaj shtohet pyetja logjike se sa ditë i ka java sipas kalendarit të Kryetarit? A po kur ai përmend javë, qytetarët duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për muaj. Kur Kryetari përmend muaj, qytetarët duhet të kuptojnë vite.

Pra, si të kuptohet ndryshme kur më 6 maj 2019 është premtuar se pas një jave do të publikohet lista e uzurpatorëve, ndërsa kanë kaluar edhe me shumë se 5 javë të tjera dhe s’ka publikim të listës. Premtimet të njëjta si me rastin e formimin e qeverisë, jo do të formojmë qeverinë të martën, jo të premten, pastaj formohet qeveria komunale me 5 muaj vonesë”.

“Shtrohet pyetja, pse po zvarritet kjo listë e publikimit të këtyre uzurpatorëve të pronës shoqërore? A mos në mesin e tyre ka edhe emra që mund ta shantazhojnë Kryetarin?! A po mos dikush nga stafi i drejtorëve dhe familjarëve të tyre janë të përfshirë në këto lista? Apo ndoshta në krye të listës Kryetari Haziri duhet ta përfshij edhe veten, si kryetar i partisë së LDK-ës në Gjilan, sepse objekti në të cilën qëndron selia e degës së partisë së tij, është e uzurpuar tash e 20 vjet, pa asnjë vendim dhe pa i dhëne llogari askujt, ashtu siç është duke shfrytëzuar në të njëjtën mënyrë e zyrat e saj edhe PDK-ja, pra, pa vendim. Pra ato edhe më tutje mbeten të uzurpuara”, thuhet në fund të Komunikatës.

KOMENTE