Shkruan: Dëborë Jerliu
Oj Shoqëri!
S’po di nga me fillu, e kemi tepru sinqerisht!
Po mundohemi me i mbyll sytë po s’mundemi për gjithë, se vdesim!
Na kanë mësu me i “shukat” pun’t, qe me ia ruajt vlerat e identitetin shtetit… ama s’po mundemi më me i mbyll sytë, e budallenjve, idiotëve e psikopatëve me jua hap rrugën e me dëmtu edhe pak atë pjesë të shendosh të shoqërisë që na ka mbetë.
Çfarë produkti jemi ka i japim kësaj shoqërie… s’pe di… Mbeturina?!… po edhe prej mbeturinave ka pas diçka t’mirë paraprake…
Besa jemi “modernizu”, jemi bo pro-perëndimor. Besa edhe nuk po e di çka jemi bë, se përpara shoqëria ma e shëndosh ka qenë…
Ndoshta kemi zgjedh vetëm veçoritë negative me i marr prej perëndimorëve… ashtu po m’duket, ndoshta edhe jam gabim, ama Ndoshta!…
Na kanë mësu që edukata merret në familje e vazhdon me arsim, po gjithmonë duke u shoqëru n’mënyrë paralele me rrethin ku jeton e shoqërinë me të cilën kalon kohën… mos kish qenë ma mirë mos me i lanë fëmijët më me dal, se s’po e dimë kush çka është?!…
Këta që janë civilizu, mendojnë me gjakftohtësi… janë t’lartë n’vetëdije këta… s’ka rëndësi pse duhen dy individë me seks t’njëjtë… askënd nuk e dëmtojnë, për besë pajtohem, ama nëse ata s’mundohen me shpërnda këtë mendësi edhe te pjesa tjetër e shoqërisë…“Po edhe me marr me adoptu një fëmijë, kujt po i pengon me ju shtu edhe një i tillë kështu, shoqërisë!”. E nëse e ndryshojmë komplet procesin natyror, s’ka me shtim popullsie, s’ka me ndjenje natyrore – prindërore… s’pe di, “Mos na kish l’shu toka?!…”
Çka po thuni?
Na shumë jemi t’dashëm, krejt bota na thonë, pro pak problem mes vete po kemi… “pak jo shumë”… ditë për ditë bëjmë plane se si me ja shkatërru dikujt jetën, familjen… qysh me largu dike prej pune se s’behet pjese e klikave të krimeve të organizuara te institucioneve t’caktueme, ose edhe s’behet vegël e dikujt, në çfarëdo forme qoftë kjo e fundit.
Ama këta janë vlera e shoqërisë, këta që nuk e ulin kokën edhe nëse paguajnë me jetë… se këta kështu i ka eduku familja… me qenë punëtorë, të zellshëm, bujar, zemërmirë, besa edhe kokëfortë, se pa qenë të tillë, s’kishin mund me mbijetu mes tufave të mëdha të “hienave” te gjakosura me mish njeriu…
Këta kanë qenë t’edukuem nga familja n’këtë formë dhe mbetën të tillë…
Njashtu me qenë me familjen dhe pro-familjes gjithmon, mos me i lanë rrugëve prindërit, se këta “t’modernizuemit” i dërgojnë n’shtëpi t’pleqve se s’kanë kohë me u marr me prindërit e tyre… pse me be shpenzime koti edhe për dy persona tjerë?!
Këta arsyetohen të të tjerët që në shtëpitë e pleqve janë kushtet e mira, kanë shoqëri e kuptohen mirë mes vete, kanë me kë me bisedu, me kalu kohë… ama një pyetje: Pse nuk iu lanë juve prindërit e juaj nëpër jetimore kur ishit të vegjël e kishit nevojë për përkujdesje?!
Edhe atje janë kushtet e mira, ka kush kujdeset e edhe ke më shumë shoqëri të moshës sate. Kur ishit të vegjël bënit luftë kush po e kap dorën e nënës e tash bëni luftë kujt do i mbetet… se asnjë se do!…
Mos është arsyetim “gruaja” qe e zgjodhët me vetdëshirë, ajo që e deshët fortë, ajo që s’ka dëshirë me jetu me prindërit e burrit, se s’ka “nerva”… ama ju e keni marr me shkollë, t’edukume… aq e edukueme edhe e emancipume sa qe s’është n’gjendje me deshtë prindin e personit qe “dashuron”…
S’pe di, e edukueme?… Hë… mësuesja e fëmijës tim neser… Ndoshta, se ajo eshte e arsimuar… Keq… duhet me ja ndërru mësuesën, fëmijës tem, se ajo krejt mundet me i bë, po veç edukatë s’mundet me dhenë…
Fjala e parë për shkollën është institucion e dyta “edukativo” ku pason ajo”arsimor”. Domethënë para arsimimit qenka edukata.
“Nuk t‘vyn shkolla nëse nuk je njeri!”, kështu i kom ni tu thane, s’pe di tash…
S’pe di ka jemi nis… t’kshyrëm t’i bojmë qato viza e t’ikim dika… çka po thuni?!
Po ua lëmë tokën tonë që është ngritur mbi petkun e përgjakur të martirëve e dëshmorëve, disa matrapazëve?!…
Unë Jo!… për ju nuk po e di! /2LONLINE/