DYLON

Ministria e Shëndetësisë e dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës dhe sjelljen jo-njerëzore të infermiereve

Ministria e Shëndetësisë e dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës dhe sjelljen jo-njerëzore të infermiereve
Avatar photo Redaksia

Ministria e Shëndetësisë e dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës dhe sjelljen jo-njerëzore të infermiereve, që ka ndodhur në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Inspektoriati Shëndetësor ka qenë sot për inspektim në këtë institucion privat në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesit shëndetësor.

EkoHigjiena

Të arrestuarat dhe të përfshirët në ngjarje janë të profesionit infermiere, të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

Pas inspektimit, Raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, institucion ky i pavarur, me qëllim marrjen e masave konform ligjit, statutit, rregullave dhe kodit etik në fuqi.

Mbesim të përkushtuar për të ruajtur dinjitetin e çdo pacienti dhe të qytetarëve në përgjithësi kur përkujdesi i tyre u besohet profesionistëve shëndetësorë. Çdo abuzim me këtë besim do të ketë reagimin tonë të pa kompromis. Të njëjtën besojmë që do ta kenë dhe Odat e profesionistëve shëndetësorë, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.