(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për arrestimin e personit të kërkuar me fletërreshtim tek Pika kufitare – Vërmicë Prizren Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga policia është ndaluar në Pikën Kufitare Vërmicë-Prizren, një qytetar, shtetas i Kosovës me banim në Gjilan, i cili posedonte fletërreshtim, lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan.
Hashani tha se Patrulla Policore e Stacionit Policor të Gjilanit personin në fjalë e ka sjellë në Gjykatën Themelore në Gjilan te gjyqtari i lëndës.
“Të dyshuarit ju ka konfiskuar nga gjykata dokumenti i udhëtimit Pasaporta Franceze. Lënda e tij vazhdon të jetë në procedim në këtë Gjykatë”, ka thënë toger Hashani./2L ONLINE/