(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë raportuar për një rast që e kanë cilësuar si kanosje që ka ndodhur në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit. Sipas Policisë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur me një kaçavidë viktimën mashkull K-Shqiptar duke ia marrë 10 euro.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/