E mbajmë mend mirë ditën kur Ilir Agë Metës ia nxorën në shesh ca video të haramisë. „E hëngër“, thanë shqiptarët por e vërteta qëlloi ndryshe, shqiptarët e hëngrën se jo Iliri, Ai e la anësh Sali Efendinë; u lidh shok me Ramë Dahinë dhe u bë krye kuvendar…
Nga Reis Mirdita
Pse e them këtë? Po vetëm përkujtim se si e hamë sapunin njëjtë si sorra dimrit se s’ka me ç‘ tjetër të mbush zorrët si dhe për t’u fërkuar mbi të që t’i rrëzon morrat nga trupi.
Ani po themi se këto lartë janë historiçka të lashta. Mirë shumë, por pasojat janë të freskëta dhe s’kanë fund.
Mandej rokamboleskat e reja të ziera e përziera me rrena e premtime se hënën do ta zbresin në tokë për të ndriçuar kur s’ka rrymë e dritë dielli!?
Po kur u bien në konak atyre që i shajnë nat’e ditë dhe ndehen mbi kolltukë sikur me qenë vet Ali Pasha i Tepelenës?!
Si po shoh punën, jo vetëm Isë Mustafa me shokë por edhe na të gjithë, i vogël e i madh, presim “me duar në xhepa” liberalizimin.
Po them me duar në xhepa sa mos me thënë se presim me “Bëje Zot ëndërr…”
Më së fundi, s’ka dert ej, se me bë me u çelë rruga, rriqrat s’kanë kujt ja pinë gjakun e ngordhin: si rriqra.