(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Llabjan të Novobërdës një i dyshuar, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, por që u tha se është i njohur për policinë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një qytetari tjetër, por nuk e ka qëlluar atë.
Deri te rasti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një zënke të më hershme që kishin pasur në mes veti viktima me të vëllain e të dyshuarit.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të armës së zjarrit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy thika. I dyshuari i njohur për policinë gjendet në arrati dhe ne kërkim te policisë. /2L ONLINE/