(2LONLINE) – Ditën e parë të punës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka filluar me pritjen e drejtuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve kulturore. Vendimi i parë që ka marrë Haziri të martën, një orë pas pranimit të detyrës, kishte të bënte pikërisht me sektorin e artit.
Sipas këtij vendimi, objekti i tashëm i kryetarit të Komunës, i dhurohet sektorit të artit dhe shumë shpejt në këtë ndërtesë do të vendoset Muzeu. Haziri ka falënderuar njerëzit e artit për kontributin shumë të madh që kanë dhënë në zhvillimin dhe avancimin e jetës kulturore në Gjilan.
Në takime të ndara, Haziri ka pritur edhe kreun dhe përfaqësuesit tjerë të Bashkësisë Islame në Gjilan, drejtues dhe përfaqësues të Policisë e të Prokurorisë, drejtorin e Zyrës Regjionale të OSBE-së, si dhe kryetarët e Komunave të Kosovës Lindore.
Gjatë këtyre takimeve, Haziri ka marrë urime për zgjedhjen e tij në krye të Komunës. /2lonline/