Sot do të zhvillohen dy kryendeshjet e javës së 31-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Derisa dje skuadrat luftonin për fundin e tabelës dhe ikjen nga barazhi, e diela u takon ‘liderëve’ dhe pretendentëve për titull.
Lideri actual Feronikeli e pret në shtëpi kampionin në fuqi Dritën, gjersa dihet se nuk guxon të gabojë dhe tri pikët janë të arta në luftën për titull kampion.
Drita është jashtë objektivit dhe është stabile në pozitën e katërt me 48 pikë, por do t’i duhet një lojë e mirë për prestigj, pasi po sfidohet nga rivali i vjetër Feronikeli.
Në anën tjetër, dy pretendentët për titull Llapi dhe Prishtina që zënë pozita dy dhe tre në tabelë e që janë vetëm dy pikë larg Feronikelit, do t’i masin sot forcat në “Fadil Vokrri”.
Të dyja ndeshjet derbi fillojnë në ora 16:00.