E dërguara e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Rininë, Jayathma Wickramanayake, vizitoi komunën e Kamenicës
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarin për komunitete Bojan Stamenkoviq, pritën në takim të dërguarën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Rininë Jayathma Wickramanayake dhe përfaqësuesit e tjerë nga Unicef, UNDP, IOM, UNDC e UNMIK-u.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth projekteve të ndryshme të të rinjëve, si dhe për aktivitete të shumta që janë realizuar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në Kamenicë.
Kryetari Kastrati tha se ndihet jashtëzakonisht i nderuar që Komuna e Kamenicës është përzgjedhur si komunë model për këtë vizitë.
“U jam mirënjohës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, tha ai.