Lutfi Haziri – Luta, kryetar i Gjilanit dhe nënkryetar i LDK-së, figurë kyçe në këtë subjekt, njihet si njeri mediatik, i hapur me gazetarë dhe që nuk e le lehtë objektivin e kamerës të regjistroj kot asnjë sekondë, pa u përfshirë në kuadër, nëse është akterë në një çështje dhe i kërkohet nga gazetari, por sot, çuditërisht, në interesimin e gazetarëve lokalë të Gjilanit, për t’u sqaruar rreth asaj se a ka të vërteta në atë se mund ta braktisë LDK-në, që ai shpesh e quan Familja e tij e madhe politike, përmes zyrës së informimit, erdhi përgjigja: “Jo njëherë!”, transmeton 2LONLINE.com.
A ishte blof i pamenduar mirë, për qëllime të fuqizimit brenda partisë, apo ka të vërteta në atë se ai mund ta le “Shtëpinë e tij të Madhe!”, mbetet të shihet, por për momentin, Haziri duket se po e analizon “ndodhinë e papritur”, përkatësisht efektet e saja.
Përndryshe, sot paradite në zyrën e kryetarit pati tri ngjarje të ndryshme, për të cilat ishin ftuar gazetarët lokal t’i përcillnin. por në hollin e saj, ku zakonisht jepen prononcimet, ai nuk u paraqit në asnjërën prej tyre, duke i lënë këtë ta bënin drejtorët përkatës, varësisht prej ngjarjes. Dhe pas këtyre ngjarjeve, në insistimit e gazetarëve që ai të dalë para tyre për t’u sqaruar rreth këtij zhvillimi, përgjigja erdhi ajo që u tha më lartë, transmeton 2LONLINE.com.
Sidoqoftë, ai në profilin e tij në Facebook, kishte postuar: #LDK bashke!Beso!, që nga shumëkush u kuptua si demant ndaj pretendimeve se ai do ta lë LDK-në, por nga një pjesë u pa edhe si reagim normal i tij, që është i paraparë në manualin e lojës së tij politike, sepse kësaj çështje nuk i dihet!!! /2LONLINE.com/