(2L ONLINE) – Lëvizja VETËVENDOSJE!,me vëmendje është duke i përcjellur zhvillimet në jetën politike në Komunën e Dardanës e veqanërishtë mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës ku përfaqesuesi ynë në këtë institucion antari i Kuvendit të Komunës Arsim Thaçi me konstruktivitet po vazhdon mbrojtjen e interesave të qytetarëve të komunës sonë.Njëherit ky antarë i Kuvendit të Komunës është ndërë më aktivët në kuvend dhe përfaqëson në mënyrë dinjitoze Lëvizjen VETËVENDOSJE!, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvnedosje nga kjo komunë.
Më tej thuhet:
Zhvillimet e fundit në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Dardanës nuk i shkuan përshtati të ashtuquajturës “OJQ” “Fortesa” kur ishte në rend të ditës pika e tetë lidhur me ndarjen e granteve për OJQ-të komunale,Lëvizja VETËVENDOSJE!,e përfaqësuar në kuvend nga Arsim Thaçi ngriti shumë pyetje dhe shqetësime se si kanë shkuar procedurat e ndarjes së granteve për këto OJQ,involvimi direkt i nënkryetarit të komunës Matoshi në ndarjen e këtyre granteve duke filluar nga shpallja e njoftimit,formimi i komisionit proceduart dhe porositë e këtijë të fundit për komisionin se cilat OJQ duhet të përfitojnë duke caktuar edhe shumën për projektet në fjalë.Pra, në këtë rast e ashtuquajtura OJQ “Fortesa” ka përfituar grantin maksimal 5800 euro, falë lidhjeve klienteliste në mes të zonjës Sanije Jahiri(përfaqësueses së kësaj “OJQ”-je) dhe bashkëpunëtorit të hershëm të “shoqërisë civile” ,nënkryetarit të komunës Fatmir Matoshi!
Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës,antari i Kuvendit të Komunës nga radhët tona,Arsim Thaçi kërkoi sqarime se në cilin hotel qëndruan,sa kushtoi akomodimi,rruga,salla,ushqimi,sa veta ishin në atë “punëtori”,kush morën pjesë dhe sa zgjati qëndrimi.Me këtë rast nuk mori përgjigjje,sepse për këto informata të kërkuara nuk lejoi që të ipen kryetari Sinani!
Rasti më i freskët është një vizitë(shëtitje) apo e ashtuquajtura punëtori në Ohër të IRJM-së në hotelin “Holiday” ku ishin pjesëmarrës zyrtare nga ekzekutivi i komunës,administrata dhe disa qytetarë,si dhe vet kryetarja e komisionit komunal për ndarjen e granteve për OJQ-të,Teuta Kastrati.Nga informatat që kemi ne lidhur me këtë rast në atë “punëtori” ishin pjesëmarrës rreth 23 veta dhe për pjesëmarrjen e tyre,ata u shpërblyen nga organizatori me nga 50 euro.Për këtë të ashtuquajtur “punëtori” një pjesë të mirë të pjesëmarrësve i kishte ftuar personalishtë nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi.
Involvimi dhe nënshkrimi në vend të kryetarit për ndarjen e granteve,pjesëmarrja në atë punëtori ,bashkëpjesëmarrja në organizimin e saj janë një mori dyshimesh që këtu kemi lidhje të raporteve klienteliste në mes të ekzekutivit të komunës(direkt nënkryetarit dhe “OJQ”-së në fjalë) dhe ftojmë prokurorinë e shtetit që të mirret me këtë rast.
Qendra e LVV-së në Dardanë,me datën 19.09.2014 zyrtarishtë ka kërkuar nga Komuna e Dardanës informatë me shkrim lidhur me ndarjen e granteve(mjeteve finaciare) për OJQ-të komunale (Cilat OJQ kanë përfituar,shuma e mjeteve të përfituara, fushëveprimtaria e projekteve,të dhënat e përfaqësuesve) dhe ende deri më tani nuk kemi marrë përgjigjje!
Qendra e LVV-së në Dardanë,qëndron prapa dhe e mbështetë fuqishëm përfaqësuesin e saj në Kuvendin e Komunës së Dardanës,Arsim Thaçi duke e inkurajuar atë që të vazhdojë me këtë ritëm të punës në mbrojtje të interesave publike të komunës dhe qytetarëve të saj.
Lëvizja VETËVENDOSJE!,-Qendra në Dardanë,i bënë thirrje publike pushtetit komunal në Dardanë që të mos mbështet OJQ-të servile,sepse nga to nuk ka dobi as shoqëria e as vet komuna,por,le të krijojë kushte për shoqëri civile kritike,të ndershme,të përgjegjëshme dhe hulutuese në zbardhjen e mangësive të vet pushtetit komunal në dobi të qytetarëve,institucioneve dhe gjithë opinionit të Dardanës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Dardanë