FTESË BIZNESEVE DHE NDËRMARRËSVE TË RINJ PËR KONSULTIME PUBLIKE LIDHUR ME SKEMËN E GRANTEVE TË MZHR PËR VITIN 2024
Si pjesë e përgatitjeve për shpalljen e Skemes se Granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024”, për mbështetjen e bizneseve ekzistuese dhe ndërmarrësve të rinj, Ministria e Zhvillimit Rajonal është duke zhvilluar takime konsultative me përfaqësues të bizneseve dhe me ndërmarrës të rinj.
Takimi konsultativ me biznese mbahet në Gjilan me datën 04 Prill 2024, e Enjte, në ora 10:00
(Salla e Kuvendit Komunal)
Qëllimi i këtij takimi është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024.
Ftohen të gjitha bizneset dhe ndërmarrësit e rinj të rajonit Lindje që të marrin pjesë në këtë takim konsultativ, dhe të japin kontributin e tyre në përcaktimin e kritereve të Skemës së ardhshme të Granteve që pritet të lansohet gjatë muajit vijues.
Këto konsultime publike të MZHR-së organizohen në bashkëpunim të ngushtë me AZHR Lindje dhe Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik të komunës së Gjilanit. /2LONLINE/