/2L ONLINE/ – Pas një pune hetimore intensive të Policisë së Kosovës Hetimet rajonale tê Gjilanit,në koordinim me stacionin policor të Vitisë, është arritur që tê identifikohet i dyshuari potencial lidhur me rastin e lajmëruar një ditë më parë, ku në fshatin Pozheran të Vitisë, në shtëpinë e saj, ishte gjetur e vdekur një femër shqiptare shtetase e Kosovës (1971). Rasti fillimisht ka qen i cilësuar “Vdekje e dyshimtë” nga ana e hetuesve policor, pasi qê edhe viktima besohet te ketë pas probleme shëndetësore.
“Është bastisur shtëpia e të dyshuarit Sh.B.(1971) në fshatin Çifllak, Komuna e Vitisë, dhe aty janë gjetur dhe konfiskuar dy dëshmi në cilësi të provave materiale: një TV dhe një DVD të cilat besohet tê jen marr nê ditën kritike nga dhomën e viktimës e që janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit me të cilën konstatohet se i njëjti ka qenë prezentë shtëpinë e të ndjerës”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan..
Sipas itj, autopsia është kryer dhe gjetjet e mjeku patolog kanë theksuar se vdekja është e dhunshme dhe se e njëjta ka qenë e keqtrajtuar seksualisht. I dyshimti pasi që besohet se ka probleme shëndetësore të natyrës mental, prezent gjatë intervistës, ka qen mjeku psikiatër i autorizuar.
“Prokurori i çështjes i cili ka qenë prezent gjatë rrjedhës së fazës hetimore ka lëshuar aktvendim mbi ndalim policor për të dyshuarin dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Hetimet rreth këtij rasti të rënd janë duke i udhëhequr policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/