Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për një rast të dyshuar të parasë së falsifikuar.
Sipas raportit policor, në Gjilan një zyrtar i bankës, ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Esat Berisha, Gjilan 13.01.2023 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës, ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar. /2LONLINE/