Ankuesja, arkëtare në bankën “BPB” këtu në Gjilan, i ka raportuar Policisë në stacionin policor se derisa ka qenë duke punuar, ka pranuar një shumë të parave nga një kliente, ku gjatë kontrollit ka hasur në një monedhë në vlerë 100€, të dyshuar si false.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti procedohet për hetime të mëtejme nga ana e policisë së Kosovës njësiti kundër krimeve ekonomike.