Policia ka bërë të ditur se ankuesi, arkëtar në bankën “Raiffessen Bankë”, në Gjilan, ka raportuar se me datë 24 nëntor 2017, ora 12:19, kanë pranuar në bankomat si depozitë një kartëmonedhë në vlerë prej 200€.
Pasi që është kontrolluar bankomati me datë 27 nëntor 2017 rreth orës 08:20, nga i njëjti ankues është gjetur kjo kartëmonedhë si e ndaluar nga bankomati dhe e dyshuar si e falsifikuar.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije sistemi i bankomatit e ka njohur si pronar të kartelës bankare personin e dyshuar, shqiptar shtetas i Kosovës.
Rasti procedohet në njësinë e hetimeve për hetim të mëtutjeshëm.