(2LONLINE) – Dy raste të raportuar nga autoritetet policore, që janë regjistruar në Rajonin e Gjilanit, janë ai i dyshimit për para të falsifikuara dhe arrestimit të një personi të kërkuar nga gjykata.
Kur jemi te rasti i parë që është regjistruar në Gjilan, sipas Policisë së Kosovës, raportohet se i dyshuari mashkull Kosovar-Shqiptar, punëtor në një këmbimore, gjatë deponimit të pazarit ditor të një shume prej 36.500 $ në një bankë nga zyrtari i bankës janë vërejtur tri kartëmonedha nga 100$ që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, është raportuar edhe për arrestimin e një personi të kërkuar. Sipas Policisë në fshatin Koznicë të Novobërdës, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar-Shqiptar i cili më pas dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit në kohëzgjatje prej 23 ditëve. /2lonline/