Sot bëhen dy vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.v Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes të lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës. Por kjo nuk i ndodhi serbëve në Kosovë, të cilët ditë më parë përuruan përmendoren në Graçanicë.
Atë ditë, fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të Xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një eskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur. Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim ende të paditur.
Në aktin e heqjes së lapidarit kanë marrë pjesë edhe komandanti i Xhandarmërisë, Bratislav Dikiç, kryeshefi i policisë së Vranjës si dhe komandanti i stacionit policor të Preshevës, Avdi Bajrami.
Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë ndjekur operacionin e heqjes, ndërsa nuk ka pasur ndonjë reagim të popullsisë për pasojë as ndonjë incident. Vendi ku deri dje qëndroi e vendosur pllaka përkujtimore e UÇPMB-së është hequr dhe nuk ka asnjë shenjë, i tërë vendi është pastruar.
Në dy vjetorin e heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së, Lëvizja Qytetare “Vatra”, ka kërkuar të kthehet ky lapidar i dëshmorëve konform kompetencave të pushtetit vendor dhe të ndërprehën retorikat e vrazhda dhe kërcënuese të qeverisë serbe ndaj vlerave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Vatra konsideron se para 2 vitesh, Serbia bëri aktin më arbitrar, duke injoruar në mënyrë të vrazhdë vullnetin politik të shqiptarëve.
Kjo nuk i ndodhi serbëve në Kosovë, të cilët ditë më parë përuruan përmendoren e mbretit Millutin në Graçanicë.
Me këtë rast, kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiq tha se është krenari të qëndrosh para përmendores së tij