Dy tërmete me intesitet të matur janë regjistruar në mëngjesin e sotëm në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, gjegjësisht me epiqendër në rajonin e Ohrit. Tërmeti i parë më i fortë ishte ndjerë në 2.01 minutë, derisa i dyti me intesitet më të dobët në orën 8.
Sipas të dhënave të Rrjetit sizmologjik telemtrik të Fakultetit Natyroro-Matematikor në Shkup, epiqendrat e dy tërmeteve janë locuar në rajonin mes qyeteve Ohër dhe Resnjë.
Intesiteti i tërmetit të parë është 3,1 ballë sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër në thellësi prej pesë kilometrave, derisa i dyti është me intesitet prej 2,5 ballë, të locuar në dy kilometra në korën e tokës.
Tani për tani nuk janë paraqitur raste të shkaktuara materiale përveç shqetësimit të popullatës në vendet e banuara përrreth.