DYLON

Lutfi Haziri, pas tërmetit në Gjilan: Nuk ka vend për panik

Lutfi Haziri, pas tërmetit në Gjilan: Nuk ka vend për panik
Avatar photo Redaksia

Pas tërmetit me intensitet 2.5 shkallë rihteri që e goditi jugun e Gjilanit pasditen e të shtunës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në cilësinë e udhëheqësit të shtabit të emergjencave civile, ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik, duke apeluar qytetarët për qetësi.

Kryetari Haziri ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale e as në njerëz.

EkoHigjiena

Haziri është shprehur se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Sizmologjik të Kosovës, i cili ka raportuar për karakteristikat e kësaj lëkundjeje.

Shtabi i emergjencave civile në Gjilan apelon qytetarët që të mos shqetësohen pasi mund të ketë sërish dridhje të vogla, të cilat vijnë pas goditjes së parë, si aktivitet tektonik. /2LONLINE.com/

***

Një tërmet prej 2.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në kufirin Kosovë – Serbi.

Siç njofton ueb sajti ‘volcanodiscovery’, lëkundjet janë ndier rreth orës 16:46.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra në juglindje të Gjilanit.

Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë, tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë e Veriut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.