Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve, në shtëpinë e të dyshuarit, kanë konfiskuar një armë pistoletë si dhe një karikator. Besohet se I dyshuari armën e ka marrë nga një person tjetër duke e shkëmbyer me një sasi të narkotikëve në vlerë prej 60 € që dyshohet të jetë marihuanë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se po ashtu është lokalizuar dhe ndalur nga policia edhe ky i dyshuar.
“Njësiti i hetimeve si provë materiale kanë gjetur edhe një sasi të narkotikeve afër 2.9 gram, që besohet të jetë substancë e dyshuar mariuhan. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë, nën akuzën për “Armë mbajtje pa leje” dhe “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve””, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti është duke u hetuar.