Autoritetet policore kanë bërë me dije se janë arrestuar dy persona të kërkuar nga policia, pasi për ta kishte urdhëresë të lëshuar nga Gjykata përkatëse. Njëri është arrestuar në Gjilan e tjetri në Novobërdë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Ndërsa, edhe në Novobërdë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.