Dy të akuzuarve u shqiptohet dënimi prej një vit burgim dhe 200 euro gjobë

(2LONLINE) – Një trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarit A. Asllani dhe B. Nuredini, ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej nga 1 (një) vit burgim dhe 200 euro gjobë.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari, Afrim Shala shpalli fajtor të akuzuarin A. Asllani dhe B. Nuredini, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë, nga neni 327 paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 lidhur me nenet 28 dhe 31 të Kodit Penal tëRepublikës sëKosovës (KPRK),

Dy të akuzuarit shtetas të Republikës së Kosovës, me datën 01.07.2013, në orën 22:20 minuta, në rrugën afër hyrjes në Shkollën Fillore “AbazAjeti”, në Gjilan me qëllim të përfitimit pasuror kanë tentuar të kryejnë vjedhje të rënda ndaj dy të dëmtuarave nga Gjilani.

Në këtë rast të akuzuarit tentojnë që të grabisin çantën dhe një zinxhir të argjendtë të dëmtuarave, por që nuk arrijnë t’i grabisin sendet e përmendura.

Palët kanë të drejtë anekse në afatin ligjor. /2lonline/

KOMENTE