Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të në Ipko Superligë, e në të cilën, me kundërshtarë, janë përballur dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani, që të dyja në terrene mysafire, por që kanë arkëtuar pikë të plota.
Skuadra bardh e kaltër e Dritës ka regjistruar fitoren e radhës në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke e mundur Trepçën’89, me rezultat 2:0. Me këtë fitore Drita sërissh bëhet lider i tabelës së klasifikimit.
Golat për skuadrën gjilanase i shënuar Xhevdet Shabani në minutën e 17-të, gol nga gjuajtja e lirë dhe Kastriot Rexha në minutën e 69-të, të shënuar nga afërsia.
Gjilani kthehet në shtëpi me pikë të plota
Ndërsa, edhe skuadra tjetër gjilanase, Gjilani, që po ashtu në këtë xhiro ishte skuadër udhëtuese, ka arkëtuar tri pikë të plota. Kuq e bardhët kanë shënuar fitore me rezultat 3 me 0, duke mposhtur skuadrën e futbollit Ferizaj, një fitore që bënë që kjo skuadër t’i ketë tani 45 pikë dhe në pozitën e katërt të klasifikimit.
Gerhard Progni ishte lojtari që zhbllokoi rezultatin në minutën e 2-të, ndërsa sulmuesi malazez, Darko Nikaç, shënoi për rezultatin 2 me 0 në minutën e 30-të, derisa golin e tretë dhe të fundit në këtë takim e realizoi Fiton Hajdarin në minutën e 53-të.
Skuadra kuq e bardh, ndeshjen e radhës e zhvillon në Gjilan kundër ekipit të Vushtrrisë./2LONLINE..com/