Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “grabitje”, regjistruar ne statistikat policore në Gjilan, ku sipas viktimave, punëtorë në një pikë karburanti, një person, me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë, thikë, ka grabitur rreth 700-800€ nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150€.
Raporti i policisë.
INCIDENTET KRIMINALE
GRABITJE
Rr. Skënderbeu-Gjilan, 15.09.2023-21:20. Viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, punëtorë në një pikë karburanti, kanë raportuar se një person i dyshuar me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë thikë ka grabitur rreth 700-800€ nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150€ dhe kishte ikur. Rasti është duke u hetuar.
***
Poashtu raportohet edhe për një rast në Viti ku është arrestuar një i dyshuar për veprën: “Posedimit të paautorizuar të narkotikëve”
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Viti 15.09.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që njësiti patrullues gjatë një kontrolle tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar 5.95 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.