(2L ONLINE) – Dy meshkuj dyshohen se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një femër. Ajo është dashtë të kërkojë ndihmën e mjekut e të dyshuarit janë arrestuar nga policia.
Autoritetet policore, në raportin e tyre të ndodhive brenda 34 orësh-it, kanë bërë të ditur për këtë rast të regjistruar në Rajonin e Gjilanit, të cilën e kanë kategorizuar si “Lëndim i lehtë trupor”
Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Gërnqar të Kllokotit e ku janë arrestuar dy te dyshuar, meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kane sulmuar fizikisht viktimën, femër K-Shqiptare, me këtë rast të njëjtës i shkaktojnë lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedure të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/