Diabeti tip 1 është kur sistemi imun shkatërron prodhimin e qelizave që prodhojnë insulinë tek pankreasi. Kjo formë kërkon injeksione të përditshme insuline ose injeksione automatike me pompë insulinë,nëpërmjet të cilave organizmi e përthith vetë sasinë e duhur të insulinës që i nevojitet organizmit.
Diabeti tip 2 përbën rreth 90 për qind e të gjitha rasteve të Diabetit dhe shfaqet kryesisht rreth moshës 40. Simptomet e diabetit janë: lodhja, urinimi i shpeshtë, etja e pazakontë, humbja në peshë, problemet me shikimin, shërimi i ngadalshëm i plagëve etj.
Kërkimet shkencore mbi diabetin konstatojnë se rreth një e treta e njerëzve me diabet të tipit 2 nuk e dinë fare se vuajnë nga diabeti deri sa vjen një moment që gjëndja rëndohet ndjeshëm dhe vetëm atëherë drejtohen tek mjeku.
Mjekimet antidepresive përgjithësisht tolerohen mirë dhe në mënyrë të sigurt nga pacientët diabetikë.
Mjekimi i depresionit me barna antidepresantë kërkon disa javë që të fillojë të japë efektet e duhura dhe që të arrihet të bëhet një dozim i saktë individual.
Mjekimi për depresion i një pacienti diabetik duhet të realizohet nga një komunikim dhe bashkëpunimi i rregullt i një mjeku psikiatër dhe mjekut endokrinolog.
Përveç humorit të rëne depresiv, personat diabetikë mund të përjetojnë edhe çrregullime të tjera si psh çrregullime të ankthit.
Shpesh herë dhimbjet karakteristike kronike apo polineuropatitë diabetike mjekohen me sukses me doza individuale antidepresantësh,ndër të cilat më i përzgjedhuri rekomandohet Duloksetina. Por, gjithsesi është shumë e nevojshme dozimi I mbikqyrur nga mjeku psikiatër.
Përdorimi i barnave, apo përbërjeve bimore popullore nga pacienti vetë ose i rekomanduar nga persona që nuk kanë njohuritë e duhuara mbi bashkëveprimet e rrezikshme të barnave duhet të evitohet, për shkak se duke mos ditur çfarë përmban një “bar popullor” gjendja mund të komplikohet në mënyrë të paimagjinueshme.
Nëse ju vuani nga diabeti dhe keni nervozitet të shprehur ankth problematic dhe simptoma depressive mos u dekurajoni!