Lituania ka hartuar një version të vetin të kornizës negocionuese me Serbinë, i cili përmban shumë më pak kushtëzime sa i përket Kosovës, sesa “Non-paper” gjermano-britanik, raportojnë mediet e Beogradit.
“Non-paper” i Gjermanisë dhe Britanisë (një dokument jo formal) nga shtatori i këtij viti kërkon që në platformën negocionuese përparimi i Serbisë drejt integrimeve evropiane të lidhet formalisht me përparimin e normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës, propozimi Lituanez, sipas Tanjugut, parasheh shumë më pak lidhje ndërmjet përparimit në negociata me përparimin në normalizimin me Kosovën.
“Serbia para anëtarësimit në BE duhet të arrijë normalizim gjithëpërfshirës marrëdhëniesh me Kosovën”, shkruan në dokumentin e Lituanisë, që kryeson BE-në, të cilin ua ka përcjellë vendeve anëtare. Sipas Beogradit zyrtar, ky propozim është më i volitshëm për Serbinë.